Javën e ardhshme arrin softueri i ri për iPhone, iOS 16

Teknologji

Javën e ardhshme arrin softueri i ri për iPhone, iOS 16

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Javën e ardhshme do të mbahet konferenca e Apple – WWDC 2022, ku Tim Cook dhe ekipi i tij do të duhej të prezantonin më të rejat që inxhinierët e tyre i kanë punuar.

Konferenca fillimisht do të fokusohet në softuer dhe developer – e sipas njohësve të fushës pritet më pak zhvillime në harduer.

Apple sa i përket harduerit do ta lë për shtator, kur në konferencën e ardhshme do të prezantojë iPhone dhe orën e re të mençur.

E për konferencën e javës se ardhme, mund të pritet prezantimi i laptopit të ri MacBook Air. Natyrisht se në mesin e produkteve të prezantuar do të jetë edhe softueri.

Versioni i ri i sistemit operativ të iPhone bazohet në përmirësimin e mënyrës së shfaqjes së informacionit, aplikacionit për shëndetin dhe disa opsione të reja në aplikacionin e mesazheve.

Përmes iMessages, me iOS 16 përdoruesit do të mund të dërgojnë audio mesazhe – derisa risi në aplikacion do të jetë përcjellja e gjendjes shëndetësore të përdoruesit në iPhone dhe Apple Ëatch.

Gjithashtu është bërë e ditur se versioni i ri i sistemit operativ pritet të prezantohet në konferencën e javës së ardhshme WWDC, ku kreu i kompanisë amerikane do t’i zbulojë të gjitha detajet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat