Elon Musk kërcënon me tërheqjen e ofertës për blerjen e Twitter-it

Teknologji

Elon Musk kërcënon me tërheqjen e ofertës për blerjen e Twitter-it

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:20
Elon Musk

Musk akuzoi Twitter-in se nuk i ofron të dhëna për llogaritë e rreme dhe tha se rezervon të drejtën për të hequr dorë nga marrëveshja e blerjes.

Miliarderi Elon Musk kërcënoi se do të tërhiqet nga oferta e tij shumë miliardë dollarëshe për blerjen e gjigantit të rrjeteve sociale Twitter. Pasi drejtori ekzekutiv i Teslas dhe SpaceX njoftoi në prill synimin e tij për të blerë gjigantin e mediave sociale aksionerët e Twitter-it dhe Elon Musku kishin pasur një sërë diskutimesh.

Në letrën që avokatët e Muskut dorëzuan në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe të Shkëmbimit të SHBA-së (SEC), miliarderi thoshte se i kishte kërkuar vazhdimisht Twitter-it t'i dërgonte të dhëna përllogaritë e rreme dhe bots të padëshiruar në faqe.

Sipas ekipit ligjor të Muskut, Twitter deri tani ka ofruar detaje në lidhje me metodat e testimit që përdor kjo kompani dhe se si i ajo përllogarit afërsisht llogaritë e rreme, gjë që sipas avokatëve të Muskut është një lloj refuzimi i kërkesave të tij për këto të dhëna.

Image
Foto ilustrim

Twitter-i nuk e komentoi letrën, por publikoi disa detaje të ofertës që kishte Elon Musk për blerjen, nga të cilat bëhej e qartë se ai përpara se të niste ofertën e tij nuk kishte treguar ndonjë interes për këtë çështje.

Gjiganti i mediave sociale, Twitter ka theksuar vazhdimisht se sipas përllogaritjeve të kompanisë më pak se 5% e 229 milionë llogarive janë të rreme ose spam bot.

Nëse Elon Musk heq dorë plotësisht nga marrëveshja atij mund t'i kërkohet të paguajë një tarifë ndëshkimi prej një miliardë dollarësh./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat