Platforma më e madhe e tregtimit të kriptovalutave ndalë përkohësisht pagesat në Bitcoin, bie vlera e kriptovalutës

Teknologji

Platforma më e madhe e tregtimit të kriptovalutave ndalë përkohësisht pagesat në Bitcoin, bie vlera e kriptovalutës

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Binance, platforma më e madhe në botë digjitale për tregtimin e kriptovalutave, ka ndalur përkohësisht pagesat në Bitcoin.

Siç është bërë e ditur , ndalimi i pagesave është bërë për shkak të “vonesave në transaksione”.

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Binance, Changpeng Zhao, fillimisht tha se problemi do të zgjidhej brenda gjysmë ore, për ta korrigjuar më vonë dhe theksuar se situata do të “zgjatë pak më shumë sesa që ishte bërë gjatë vlerësimit fillestar”.

Ai bëri të ditur se kjo vlen vetëm për rrjetin e Bitcoin, dhe se “pronarët ende mund të tërheqin Bitcoin në rrjete tjera si BEP-20”.

Në momentin që është raportuar për këtë lajm, vlera e Bitcoin ka rënë për më shumë se 10 për qind, ose nën 24 mijë dollarë për copë, që është niveli më i ulët që nga dhjetor i vitit 2020.

Kriptovalutën më të madhe e kanë goditur problemet makroekonomike, përfshirë edhe inflacionin e madh. Në anën tjetër, Binance është rrjeti më i madh i shkëmbimit të kriptovalutave në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat