Nintendo konfirmon prodhimin e konzolës së re Switch

Teknologji

Nintendo konfirmon prodhimin e konzolës së re Switch

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Nintendo ka konfirmuar se ka prodhuar konzolën e re Nintendo Switch për të parandaluar modifikimin nga ana e hakerëve, që kishte rrezikuar tërë sistemin e “gejmingut”.

Deri më tani nuk dihet saktë se kur ky version i ri i konzolës do të jetë i qasshëm, si dhe nëse ka ndryshime harduerike. Prodhimi i saj është konfirmuar pas gjykimit të hakerit Garry Bausser nga grupi Team Xecuter.

Gjykimi i tij përfundoi me verdiktin e marrë, ku është bërë e ditur se do të vuaj dënimin me burg prej 40 muajve, kurse janë publikuar edhe dokumentacionet lidhur me këtë rast, ku zbulohen disa detaje, përfshirë edhe konzolën e lartpërmendur.

“Nintendo është dashur ta publikojë versionin e ri të hardverit, si kundërpërgjigje ndaj një vegle të hakerëve, e ky modifikim kërkonte orë të panumërta pune dhe mund i madh inxhinierik”, thuhet në kumtesën e kompanisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat