Kompanisë Apple mund t’i duhet të dëmshpërblejë përdoruesit e iPhone

Teknologji

Kompanisë Apple mund t’i duhet të dëmshpërblejë përdoruesit e iPhone

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 15:07
Ilustrim

Apple po përballet me një padi prej 750 milionë paundësh në Britani pasi një ekspert i të drejtave të konsumatorit ngriti të enjten një kërkesë ku akuzon gjigantin e teknologjisë për ngadalësimin e fshehtë të modeleve të vjetra të iPhone.

Justin Gutmann thotë se Apple ngadalësoi performancën e celularëve të vjetër iPhone kur përdoruesit bënë update pasi iu tha se do të përmirësonin performancën e pajisjes së tyre. Ai pretendon se Apple nuk u tha kurrë përdoruesve se bërja update mund të ngadalësonte pajisjen e tyre.

Apple tha në një deklaratë se "ne kurrë nuk kemi bërë - dhe nuk do të bënim kurrë - asgjë për të shkurtuar qëllimisht jetën e ndonjë produkti të Apple, ose për të degraduar përvojën e përdoruesit”.

Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të krijojmë produkte që klientët tanë i duan dhe bërja e iPhone-ve të zgjasin sa më gjatë të jetë e mundur është një pjesë e rëndësishme e kësaj”, shtoi kompania.

Kërkesa e Gutmann në Gjykatën e Apelit të Konkurrencës kërkon dëmshpërblim për 25 milionë përdorues të iPhone në shumën prej 750 milionë paundësh. Kërkesa kërkon kompensim për zotëruesit e modeleve iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, SE, 7, 7 Plus, 8, 8 Plus dhe iPhone X.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat