Bitcoini bie nën 20 mijë dollarë

Teknologji

Bitcoini bie nën 20 mijë dollarë

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Çmimi i një Bitcoini ka rënë gati 10 për qind më pak në 24 orët e fundit, duke shtuar një seri humbjesh të qëndrueshme gjatë muajve të fundit.

Kështu për herë të parë që nga nëntori 2020, çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë, më shumë se 70 për qind më pak nga niveli më i lartë i të gjitha kohërave, kur ishte 68 mijë dollarë për monedhë në nëntor të vitit 2021.

Nga atëherë Bitcoini ka humbur 900 miliardë dollar në vlerë.

Ether po përjeton gjithashtu një të ashtuquajtur dimër kripto, shkruan CNN.

Kriptovaluta e dytë më e madhe ra në 10% të shtunën në 975 dollarë, niveli më i ulët që nga janari 2021.

Rënia masive e Kriptovalutave është pjesë e një rënieje të madhe të tregut të shkaktuar nga inflacioni i rritur, rritja e normave të interesit, lufta në Ukrainë, bllokimet e Covid dhe kaosi i zinxhirit të furnizimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat