TikTok: Facebook dëshiron t’ju lidhë me njerëz, ne duam t’ju argëtojmë

Teknologji

TikTok: Facebook dëshiron t’ju lidhë me njerëz, ne duam t’ju argëtojmë

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Kur bëhet fjalë për segmente të rrjeteve sociale, Facebook dhe TikTok shpesh janë objektiva të krahasimeve.

Megjithatë, pavarësisht se Facebook po investon shumë para për t’i pasur funksionet dhe ofertat e ngjashme me ato të platformave rivale, në TikTok thonë se nuk e kanë ndërmend të bëhen si Facebook.

Blake Chandley nga TikTok, ka theksuar se dallimet janë mëse të qarta midis këtyre dy kompanive.

“Facebook është rrjet social. Ata i kanë krijuar algoritmet e tyre bazuar në imazhin social. Kjo është kompetenca e tyre kryesore. Por jo edhe e jona. Ne jemi një platformë për argëtim. Dallimi është shumë i madh”, shtoi Chandley.

Chandley është kompetent për të folur për këtë çështje, për faktin se ka qenë një prej figurave kyçe në Facebook për 12 vite me radhë.

Ai beson se përvoja në Facebook (në veçanti në luftë kundër rivalit Google+), e ka bërë të besojë se TikTok do të fitojë në luftën aktuale mes dy platformave. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat