WhatsApp lanson veçorinë që do t’ju mundësojë të ndalni zërin e dikujt në një telefonatë grupi

Teknologji

WhatsApp lanson veçorinë që do t’ju mundësojë të ndalni zërin e dikujt në një telefonatë grupi

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

WhatsApp ka prezantuar një veçori interesante, që përfshin mundësinë për të heshtur njerëzit gjatë telefonatave në grup (përmes Android Central).

Kjo veçori, duket e dobishme jo vetëm për të ndalur zërin e njerëzve që harrojnë ta bëjnë vetë, por edhe nëse jeni në të njëjtën dhomë me dikë që është gjithashtu në telefonatë dhe nuk dëshironi të dëgjoni një jehonë të asaj që mund ta thotë.

Ndonëse disa aplikacione konferencash sikurse Zoom dhe Microsoft Teams, lejojnë hostet të ndalin zërin e të gjithë pjesëmarrësve (ose të ndonjë individi), ato zakonisht nuk ofrojnë një mënyrë që përdoruesit individualë të ndalin zërin e kujtdo që ata duan gjatë një telefonate.

Përveç veçorisë së re ‘mute’, WhatsApp tani ju lejon të dërgoni mesazhe me njerëz të caktuar gjatë një telefonate në grup.

WhatsApp gjithashtu po lanson një baner të ri që do t’ju njoftojë kur dikush i ri iu është bashkuar një telefonate pasi të ketë filluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat