Chrome me përditësimin e ri mbron më shumë ueb-faqet

Teknologji

Chrome me përditësimin e ri mbron më shumë ueb-faqet

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Shfletimi i Sigurt i përmirësuar, një veçori e Chrome e cila ofron mundësinë që të shpërndajë URL-të e faqeve me Google duke e ndihmuar atë që të mbajë një bazë të dhënash të faqeve që janë potencialisht të rrezikshme po vjen tek aplikacioni i Google Chrome në sistemin operativ iOS.

Kështu bëri të ditur kompania Google, sipas së cilës, kjo veçori vjen si një pjesë e përditësimeve të shfletuesit online.

Kjo veçori më herët ishte pjesë e versioneve të Chrome në Android dhe Desktop, por që tani Google thotë se kjo veçori do të vije si pjesë e përditësimit të ri të iOS për iPhone dhe iPad, shkruan The Verge.

Krahas përmirësimit të sigurisë, Chrome thotë se do ta përmirësojë edhe veçorinë e integruar të përkthimit të shfletuesit në iOS, transmeton Telegrafi.

Një model i përmirësuar i identifikimit të gjuhës do të ketë mundësinë që të njohë më mirë një gjuhë tjetër kur e viziton një faqe që ka gjuhë të huaj, e që ka nevojë që të përkthehet automatikisht në mënyrëqë ti të kuptosh atë se çfarë shkruhet aty, raporton theverge.

Ka gjithashtu ndryshime edhe tek pjesa e përdoruesve. Chrome Actions, po vjen tek iOS, pasi që më parë ishte veçori vetëm tek Android dhe Desktop.

Faqja startuese e Chrome gjithashtu po përditësohet, duke i ofruar përparësi fillimit të një kërkimi të ri ose qasjen në faqet më shpesh të vizituara, përveç shfaqjes së skedave më shpesh të frekuentuara në rast se nuk e keni përdorur aplikacionin për një kohë të caktuar.

E më në fund Google e sjell edhe veçorinë e cila mundëson që Chrome të shkruajë automatikisht fjalëkalimet që ju i ruani, jo vetëm në shfletues por në të gjitha aplikacionet e telefonit. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat