A mund të bëjë një robot punën tuaj?

Teknologji

A mund të bëjë një robot punën tuaj?

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Automatizimi i makinerive është rritur me shpejtësi që nga vitet 1960. Dhe Inteligjenca Artificiale ka rritur mënyrat se si robotika mund të përmirësojë jetën tonë. Madje vitet e fundit, edhe ndërveprimet më ‘tipike njerëzore’ janë duke u mekanizuar.

Për shembull ju shkoni në një restorant. Aty robotët tani po përdoren si kamerierë dhe staf pastrimi – diku edhe duke përgatitur receta të ndryshme.

Dhe sipas mediave të huaja, që nga kriza e shkaktuar nga Covid-19, industria e hotelerisë dhe restoranteve ka përjetuar një krizë të paprecedentë punësimi globale.

Vetëm në Francë, ajo ka humbur gati 10% të punëtorëve të saj.

Por, a mund të jenë robotët një zgjidhje për këtë mungesë?

Imagjinoni nëse një robot zëvendëson kuzhinierin? Në një restorant në Paris, kjo e ardhme është tashmë realitet.

Atje, një robot i quajtur Pazzi përgatit dhe shërben deri në 80 pica në orë pa asnjë ndërhyrje njerëzore.

Procesi është i thjeshtë dhe transparent: klienti porosit në një kioskë automatike përpara se krahët e artikuluar të robotit të rrafshojnë brumin, të përhapin salcën, të shtojnë përbërësit – të gjithë organikë – dhe ta vendosin picën në furrë.

Dhe marrja e picas bëhet me një kod QR.

“Vështirësia më e madhe teknike ishte zotërimi i produkteve organike”, thotë Sebastien Roverso, bashkëthemelues i Pazzi.

“Bruri është një substancë me gjendje ‘të ndryshueshme’. Produkti ka karakteristika që nuk janë konstante. Salcat mund të kenë trashësi të ndryshme. Kështu që ishte jashtëzakonisht komplekse të zhvillohej një teknologji e aftë për të menaxhuar çdo lloj përbërësi, duke respektuar produktet”.

Sidoqoftë, “robotët mund t’i kryejnë detyrat e gatimit shumë më lehtë, më shpejt dhe me një standard më të lartë se një ekip punonjësish të kuzhinës”, thotë Philippe Goldman, CEO i Pazzi Robotics.

“Kjo është përparësia e robotikës, e cila tashmë ndihmon në shumë sektorë. Nuk ka asnjë arsye pse ato të mos përdoren në sektorin e ushqimit të shpejtë”, mendon ai.

Edhe pse kjo teknologji ka një kosto prej rreth 300,000 euro, themeluesit thonë se përdorimi i robotëve do t’i lejojë kuzhinierët të shpenzojnë më shumë për përbërës cilësorë.

Forcat ekonomike që udhëheqin me robotizimin

Industria e shërbimeve është vetëm një sektor që po sheh një shkallë të lartë automatizimi.

Në fakt, Forumi Ekonomik Botëror projekton që punëtorët njerëzorë po zëvendësohen nga robotët më shpejt se sa mendojmë.

Me ritmin aktual, deri në 85 milionë vende pune mund të “zhvendosen nga fuqia njerëzore në robotë” deri në vitin 2025.

Por organizata beson gjithashtu se automatizimi do të krijojë më shumë vende pune sesa heq.

Në këtë drejtim, parashikimi është se do të nevojiten 97 milionë role të reja gjatë të njëjtit afat kohor.

Dhe ndërsa kompanitë garojnë për të qëndruar “në hap me teknologjinë”, shpenzimet globale për robotikën do të arrijnë në 242 miliardë dollarë deri në vitin e ardhshëm.

Megjithatë, ka firma të përqendruara në zbulimin se si robotët dhe njerëzit mund të punojnë së bashku në vend që thjesht “të marrin punët tona”.

Nevoja për prekjen njerëzore mbetet

Pra, nëse punoni në një dyqan, fabrikë apo zyrë – të kesh ‘bashkë-robotë’ si bashkëpunëtorë mund të bëhet normë.

Megjithatë, për miliona prej nesh që mund të ndihemi nervozë për humbjen e vendeve të punës për shkak të robotëve një ditë, nuk është gjithçka ”errësirë dhe dënim”.

Kjo pasi që ka ekspertë që besojnë se shumica prej nesh njerëzit do të jenë ende të rëndësishëm.

Kështu, ndërveprimi njerëzor nuk rrezikohet të automatizohet, sepse ka të bëjë me përvojën tonë njerëzore.

Nahia Orduna është autore e librit ‘Ri shpikja juaj dixhitale’.

“Jam e bindur se robotët nuk do të na vjedhin punët”, thotë ajo. “85 milionë vende pune do të zhvendosen nga një zhvendosje e punës midis makinerive dhe njerëzve”.

Por shton ajo, “97 milionë vende pune do të shfaqen. Dhe këto janë punët e reja si punët e së nesërmes”.

“Më lejoni të ndaj me ju përvojën në restorantin tim të preferuar. Jetoj në Gjermani dhe në mes të Mynihut është një restorant italian dhe sa herë që shkojë më përshëndesin kamarierët. Ndoshta picën e bën një robot në kuzhinë, por kamarieri më bën të nidhem se jam në pushime në Itali dhe kjo nuk do të zhduket. Pra, përsëri, ata janë sikur i gjithë ky ndërveprim njerëzor nuk rrezikohet të automatizohet sepse gjithçka ka të bëjë me përvojnë tonë njerëzore”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat