Një qendër e bowling në Florida ‘punëson’ robotë për shërbim të klientëve

Teknologji

Një qendër e bowling në Florida ‘punëson’ robotë për shërbim të klientëve

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Robotët “kanë” marr në kontroll një qendër të bowlingut në Clearwater të Floridas, të paktën zonën e ushqimit të qendrës së “Bowling Maples Lanes Countryside”.

Roboti Bella po merr vëmendjen e vizitorëve të cilët ajo i shërben në mënyrë kreative. Bella është një robot shërbyes, i cili është dizajnuar për shërbim të ushqimit për vizitorët e qendrës dhe për t’u kënduar atyre.

“Sapo e kemi marrë Bellan. Ajo është fantastike. Është një robot që shërben ushqimin dhe që gjithashtu u jap vizitorëve një eksperiencë të mirë përderisa ata e vizitojnë këtë qendër, të cilëve edhe u a uron ditëlindjen duke kënduar. Thjesht ajo është fantastike”, tha për Fox 13 Megan Briody, menaxhere kryesore e kësaj qendre bowlingu.

Fëmijët janë ata të cilëve veçanërisht u pëlqen ndërveprimi me BellaBot, teksa prindërit e tyre shiheshin duke i nxjerrë telefonat për të bërë fotografi dhe video.

“Më pëlqen roboti për shkak se tani punëtorëve nuk u nevojitet që të shërbejnë picat”, tha Bailee Estep, një fëmijë të cilit i pëlqen ndërveprimi me BellaBot-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat