​NATO investon një miliard euro në kërkimin teknologjik ushtarak

Teknologji

​NATO investon një miliard euro në kërkimin teknologjik ushtarak

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

NATO do të nisë një fond inovacioni me një buxhet prej një miliard eurosh, për të inkurajuar kërkimin teknologjik për qëllime ushtarake, tha sot sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, në samitin në Madrid.

Liderët e mbledhur në samitin e NATO-s në Madrid ranë dakord për të formuar një fond, tha Stoltenberg në ditën e fundit të takimit.

“Ne kemi rënë dakord të krijojmë një fond të ri inovacioni prej një miliard eurosh”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Fondi shumëkombësh duhet të bashkojë qeveritë, sektorin privat dhe komunitetin akademik në mënyrë që të forcojë avantazhin teknologjik të NATO-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat