Raspberry Pi Pico W shton teknologjin wireless – kushton vetëm 6 dollarë

Teknologji

Raspberry Pi Pico W shton teknologjin wireless – kushton vetëm 6 dollarë

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Raspberry Pi po e zgjeron familjes e saj të mikro kontrollorëve me çmim të ulët pasi prezantoi tre modele të reja Pico.

Ndoshta modeli që shumë prej klientëve janë të entuziazmuar ta shohin është Pico W, një kopje e saktë e Pico-s origjinale, vetëm se ka të shtuar lidhjen me wireless, shkruan Gizmodo.

Veçoria e re shtuar Wireless do të përmirësojë ndjeshëm dobinë e kësaj pajisje.

Kjo veçori rrit çmimin për 2 dollarë, duke bërë që çmimi i Pico W të jetë vetëm 6 dollarë.

Komponenti që sjell lidhjen e wireless tek Pico është Infineon CYW43439, me mbështetje ndaj protokollit të vjetër 802.11n (Wi-Fi 4).

Bëni një kërkim të shpejtë dhe do të vëreni se çipi mbështet edhe lidhjen me Bluetooth dhe Bluetooth Low Energy, këto veçori nuk janë fillimit të aktivizuara në Pico W, por që mund të shtohen në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat