Hakohen llogaritë e ushtrisë britanike në YouTube dhe Twitter

Teknologji

Hakohen llogaritë e ushtrisë britanike në YouTube dhe Twitter

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Nga ushtria britanike kanë thënë se po hetojnë rastin e hakimit të llogarive të tyre në YouTube dhe Twitter.

Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, video në lidhje me kriptovaluta duke përdorur fotografi të biznesmenit Elon Musk u shfaqën në llogarinë e YouTube.

Ndërsa në llogarinë e tyre në Twitter u shfaqën disa postime të lidhura me NFT, një lloje vepre e artit elektronik që lidhet me investime.

Nga ushtria e konfirmuan “shkeljen” duke thënë se kanë marrë me seriozitet të madh informacionet në lidhje me sigurinë dhe se ishin duke e zgjidhur rastin.

Të dyja llogaritë tani janë rikthyer.

Një zëdhënës i ushtrisë për BBC shtoi: “Përderisa ne vetëm e kemi zgjidhur çështjen, një hetim në lidhje me këtë ka filluar dhe se do të ishte e papërshtatshme të komentohet më shumë”.

Nuk dihet se kush është prapa incidenteve të hakimeve, incident në të cilin u ndryshuan edhe emrat e llogarive të ushtrisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat