Netflix sjell sistemin e zërit rrethues tek të gjitha pajisjet

Teknologji

Netflix sjell sistemin e zërit rrethues tek të gjitha pajisjet

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 09:55
Netflix

Netflix para disa ditësh bëri të ditur se po e sjell sistemin e zërit rrethues tek të gjitha pajisjet.

Kjo do t’u mundësojë përdoruesve të tyre që të përjetojnë zërin rrethues me altoparlant të thjesht stereo.

GSM Arena shkruan se në pajisjet që nuk i përkasin Apple, kjo veçori mund të përdorë pjesën standarde të stereos dhe ta kthejë atë në zë rrethues 3D.

Për ta bërë këtë, Netflix ka bashkëpunuar me Sennheiser në mënyrë që ta përdorë të njëjtën teknologji të zërit 3D, e cila gjendet tek shiriti zanor i Sennheiser Ambeo.

Zëri rrethues do të funskionojë tek të gjitha pajisjet që nuk janë të markës Apple, tek telefonat e mençur, tabletat dhe televizorët pëderisa këto pajisje kanë qasje në sistemin stereo.

Nuk kërkohet asnjë veçori e veçantë në pajisjen e zërit, të gjitha procedurat do të kryhen brenda aplikacionit Netflix.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat