Nga Twitter bëjnë me dije se do ta padisin Elon Musk pasi ai tentoi të tërhiqet nga marrëveshja e blerjes

Teknologji

Nga Twitter bëjnë me dije se do ta padisin Elon Musk pasi ai tentoi të tërhiqet nga marrëveshja e blerjes

Më: 10 korrik 2022 Në ora: 19:38
Elon Musk

Mesazhi që Twitter e ka për Elon Musk pas tentimit të tij të tërheqjes nga marrëveshja e blerjes së kompanisë për 44 miliardë dollarë: do të shihemi në gjyq.

“Ne kemi besim se do të dalim triumfues në Gjykatën Civile të Delaware”, shkroi ndër të tjera në tweet-in e tij Z. Taylor.

Kur Musk dhe Twitter nënshkruan marrëveshjen fillestare, dy palët ranë dakord që të paguajnë një tarifë të shkëputjes së marrëveshjes prej 1 miliard dollarëve, në rast se ndonjëra prej palëve tërhiqej për ndonjë arsye specifike.

Musk ra dakord që të paguante tarifën në rast se ai nuk mund të arrijë të sigurojë fondet që nevojiten për të përfunduar blerjen – gjë të cilën ende nuk ka arritur që ta bëjë.

Ndërsa në anën tjetër drejtuesit e Twitter ranë dakord që të paguajnë këtë tarifë në rast se ata gjejnë ndonjë blerës tjetër, ose në rast se bordi i kompanisë rekomandon që aksionarët të votojnë kundër ofertës së Musk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat