OnePlus 10T do të vijë me ngjyrat e zezë Moonstone dhe Jade e gjelbër

Teknologji

OnePlus 10T do të vijë me ngjyrat e zezë Moonstone dhe Jade e gjelbër

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

OnePlus sot deklaroi se telefoni i ri i mençur OnePlus 10T do të jetë në dispozicion me dy ngjyra.

Ngjyra e zezë Moonstone ka një xham të pasmë me tekstura të forta, diçka që të përkujton teksturën me gur të telefonit të parë OnePlus One por me disa vija të cilat shihen vetëm në disa lloje të gurëve.

Ngjyra Jade e gjelbër në anën tjetër ka një teksturë të butë dhe me shkëlqim. Ka ngjyrën e gjelbër dylli dhe e zbehtë, njësoj si ngjyra e mineralit Jade, shkruan GSMArena.

OnePlus 10T do të lansohet në New York me 3 gusht. Telefoni ka të pajisur çipin më të fundit Snapdragon 8+ Gen 1së bashku me sistemin e trefishtë të kamerave.

Kompania OnePlus së bashku me telefonin do ta prezantojë dhe lansojë edhe sistemin operativ OxygenOS 13. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat