Përmbyllet me sukses IPKO UNI Tournament

Teknologji

Përmbyllet me sukses IPKO UNI Tournament

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 14:24
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Pas përmbylljes së turneut fantastik në eSports, IPKO UNI Tournament, me 29 Korrik 2022 IPKO ka mirëpritur në ambientet e saj ekipet fituese ku është organizuar ceremonia e ndarjes së shpërblimeve.

Çmimi i madh prej 21,000 euro u nda për 3 vendet e para dhe shumë dhurata tjera u dhanë për ekipet tjera që fituan në lojëra ndryshme të eSports.

Ndeshjet e IPKO UNI Tournament u zhvilluan në 5 lojë të ndryshme, duke filluar nga Fifa 21, Counter Strike: Global Offensive, League of Legends, PUBG dhe Rocket League. 16 ekipet e IPKO UNI Tournament dhanë më të mirën e tyre dhe lojtarët nxorën në pah aftësi të ndryshme në luftën e madhe për titull të kampionit.

Përgjatë një periudhe prej afro 3 muajve, IPKO UNI Tournament dhuroi një kampionat të paharrueshëm dhe zgjoi interesimin e madh tek të rinjët, të cilët patën mundësinë që të ndjekin të gjitha ndeshjet e turneut Live Stream në kanalet zyrtare të IPKO UNI Tournament në YouTube dhe Twitch. Transmetimi Live i ndeshjeve të IPKO UNI Tournament arriti të tërheq një numër të konsiderueshëm të shikuesve dhe ndjekësve në media sociale.

IPKO UNI Tournament është turneu i lojërave online i organizuar nga IPKO. Ky projekt është turneu i parë në eSports mes universiteteve në Kosovë dhe rajon.

Udhëheqësi i projektit pranë IPKO, Petrit Nishliu, tha: “Jemi shumë të kënaqur me mbarëvajtjen e këtij tournamenti. Është hera e parë që organizohet një tournament i tillë në Kosovë dhe rajon dhe jemi të lumtur që ka shkuar ashtu siç është planifikuar. Kemi pas numër të madh të të interesuarve dhe pjesëmarrësve dhe falënderojmë universitetet e Kosovës dhe studentët për bashkëpunim shumë profesional. Ne nuk do të ndalemi me kaq: ky tournament do të bëhet një traditë për IPKO dhe studentët, dhe herën tjetër do të kemi edhe më shumë befasi dhe shpërblime për pjesëmarrësit dhe fituesit.”

Universitetet që morën pjesë në këtë torunament me ekipet e tyre ishin: Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Universiteti i Prishtinës me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, Kolegji Universum, RIT Kosova, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Ukshin Hoti” dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

IPKO gjithmonë ka qenë pranë të rinjve, dhe në hap me trendet më të fundit, prandaj ky projekt i lojërave online me studentë, është vazhdimësi e përkushtimit të IPKO ndaj të rinjve kosovarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat