Elon Musk sfidon Twitter-in: Debat publik mbi llogaritë e rreme

Teknologji

Elon Musk sfidon Twitter-in: Debat publik mbi llogaritë e rreme

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 07:05
Elon Musk

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, sfidoi të shtunën shefin ekzekutiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal, duke i kërkuar një debat publik rreth përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social. 

“Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë!”, shkroi në rrjetin Twitter zoti Musk.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Tesla, Elon Musk, po ashtu nisi një sondazh duke i pyetur përdoruesit e rrjetit nëse më pak se 5% e përdoruesve të përditshëm në Twitter janë të rremë. 

Kompania Twitter hodhi poshtë të enjten një pretendim të zotit Musk se ai ishte mashtruar për nënshkrimin e një marrëveshjeje prej 44 miliardë dollarësh për të blerë kompaninë.

Zoti Musk ngriti një kundërpadi ndaj rrjetit Twitter më 29 korrik, duke përshkallëzuar kështu betejën e tij ligjore kundër kompanisë, lidhur me ofertën e tij për t'u tërhequr nga marrëveshja për blerjen e firmës Twitter. 

Zoti Musk tha të shtunën se nëse kompania Twitter ofron të dhëna rreth metodës që përdor për të konfirmuar se llogaritë janë reale, atëherë marrëveshja e tij për të blerë kompaninë do të vazhdojë në bazë të kushteve fillestare./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat