Ndryshimet e reja në WhatsApp me siguri i keni pritur prej kohësh

Teknologji

Ndryshimet e reja në WhatsApp me siguri i keni pritur prej kohësh

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 14:57
WhatsApp

WhatsApp tani do t’ju ofrojë mundësinë të fshihni statusin tuaj "last seen" nga kontakte specifike, si dhe mundësinë për të dalë nga një grup pa u njoftuar përdoruesit e tjerë.

Dhjetorin e kaluar, WhatsApp filloi të fshehë si parazgjedhje statusin online të përdoruesve nga njerëzit që s’janë pjesë e kontakteve. Mirëpo, ai ende lejon që e gjithë lista juaj e kontakteve të shohë nëse jeni në linjë. Përditësimi i ardhshëm i WhatsApp supozohet ta rregullojë këtë, pasi do t'ju lejojë të zgjidhni se cilat kontakte mund ta shohin statusin tuaj. Pra, nëse nuk dëshironi që dikush ta dijë se ju po injoroni mesazhin e tij, ndërroni cilësimet për atë përdorues.

WhatsApp po lançon gjithashtu një veçori tjetër që do t'ju lejojë të largoheni në heshtje nga grupet. Tani për tani, aplikacioni njofton çdo përdorues në grup për largimin tuaj. Veçoria e re lejon që të largoheni nga një grup pa dërguar njoftim tek asnjë pjesëtar i grupit.

WhatsApp thotë se po punon gjithashtu për të bllokuar përdoruesit nga shkrepja e screenshot-eve të mesazheve që mund të shihen vetëm një herë. Shtimi i një mënyre për të bllokuar screenshotet mund të ndihmojë në parandalimin e përdoruesve që të ruajnë ose ndajnë informacione të ndjeshme me të tjerët. Kjo veçori është ende në testim, por WhatsApp thotë se do të fillojë ta mundësojë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat