Xiaomi prezanton Pilot Technology për ngasje autonome

Teknologji

Xiaomi prezanton Pilot Technology për ngasje autonome

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Xiaomi në mars të vitit 2021 zyrtarisht i është futur industrisë së veturave elektrike, dhe tani i ka destinuar 9.7 miliardë euro drejt zhvillimit të një marke krejtësisht të re të veturave, e cila tani po i kalon pengesat e shpejtësisë në rrugën drejt suksesit.

Pa u penguar nga këto ngjarje, Lei Jun, drejtori ekzekutiv i Xiaomi njoftoi mbi raportin e progresit të Xiaomi Pilot Technology, raporton ArenaEV.

Pilot Technology është zgjidhja e Xiaomi e zhvilluar plotësisht nga ta në lidhje me ngasjen autonome. Kompania ka dedikuar 487.7 milionë euro për krijimin e ekipit për R&D dhe për zhvillimin e asaj që ata e quajnë teknologjia e gjeneratës së ardhshme të vetë-ngasjes.

Xiaomi ka rekrutuar mbi 500 specialistë nga e gjithë bota për ekipin e saj R&D, kompania ka përfunduar një sërë blerjesh dhe investimesh strategjike në mënyrë që të sigurojë qasje në teknologjinë dhe zhvillimet më të fundit.

Sipas Lei Jun, teknologjia autonome e Xiaomi përdorë një qasje të prodhuar nga vet ata, dhe progresi i bërë deri më tani i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

Qasja e kompanisë drejt zgjidhjes së problemeve me këtë teknologji ishte shumë e thjeshtë dhe efektive – punëso talentin më të mirë dhe lërini të punojnë me burime të pakufizuara. Ky qëndrim padyshim se po shpërblehet.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat