Jeni të ftuar të përjetoni një eksperiencë të re të Samsung Unpacked

Teknologji

Jeni të ftuar të përjetoni një eksperiencë të re të Samsung Unpacked

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 13:59
Foto ilustrim

Më 10 gusht, Samsung zbuloi linjën më të fundit të pajisjeve inovative Galaxy, duke përfshirë Galaxy Z Fold4, Z Flip4, serinë Watch5 dhe Buds2 Pro, në formatin e rikonceptuar Unpacked. Tani, po prezantohet një përvojë krejtësisht e re e Samsung Galaxy, duke u dhënë fansave dhe konsumatorëve akses në pajisjet e reja përpara se të mbërrijnë në dyqane.

Në nivel global, Samsung po hap hapësirat pop-up në Londër dhe NYC pas transmetimit të drejtpërdrejtë të Unpacked. Të hapura për publikun deri në gusht, këto hapësira shfaqin zona aktivizimi ku konsumatorët mund të përjetojnë nga afër markën Galaxy dhe pajisjet më të fundit. Këto pop-ups janë të mbushura me një sërë përvojash nga më inovativet e Samsung, duke përfshirë veçorinë unike FlexCam dhe produktivitetin në pajisjet e reja të palosshme. Për më tepër, fansat mund të mësojnë për zgjidhjet e lidhura me SmartThings, iniciativën e qëndrueshmërisë Galaxy for Planet si dhe për filozofinë dhe ekosistemin më të gjerë të markës Galaxy.

Për të festuar më tej lançimin e ri, Samsung po merr disa nga hapësirat publike më të famshme në botë, duke përfshirë ekranet reklamuese të Times Square. Në bashkëpunim me artistin botëror të muzikës pop BTS, Samsung po shfaq premierë filmin digjital "Galaxy x BTS: Shpalosni botën tuaj me Z Flip4│Samsung" me " Yet To Come " dhe "Over The Horizon 2022 prodhuar nga SUGA e BTS". Përmbajtja gjendet në kanalin zyrtar të Samsung në YouTube.

Klientët që porosisin paraprakisht ose Galaxy Z Flip4 ose Galaxy Z Fold4 do të përfitojnë zbritje në shumën 200 Eur me blerjen e Galaxy Z Fold4 ose 150 Eur me blerjen e Galaxy Z Flip4. Gjithashtu, do përfitojnë siguracionin e ekranit të brendshëm të pajisjes që mbulon një dëmtim të ndodhur brenda një viti nga blerja e pajisjes. Promocioni zgjat nga data 10 gusht deri në 25 gusht 2022. Për më shumë informacion mbi promocionin vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-z-fold4-z-flip4-xk.

***

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat