Instagram konfirmon se po teston veçorinë e ripostimit

Teknologji

Instagram konfirmon se po teston veçorinë e ripostimit

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Një veçori e re mund të vije tek Instagram, e cila u lejon përdoruesve që t’i ripostojnë fotografitë ose “Reels-at” e përdoruesve të tjerë. Kjo u vërejt nga analisti i rrjeteve sociale Matt Navarra, i cili i postoi një “screenshot” në Twitter.

Fotografia shfaqte një skedar të ri i quajtur “Ripostimi”. Siç raporton GSM Arena, Instagram e konfirmoi se po e teston këtë veçori në një deklaratë të lëshuar nga ana tyre.

“Po e eksplorojmë mundësinë e rishpërndarjes së postimeve në Feed – e njëjtë me mënyrën e rishpërndarjes në Stories – kështu që njerëzit mund të shpërndajnë atë e cila rezonon ata, dhe kjo bënë që kreatorët origjinal marrin meritat për punën e tyre. Ne planifikojmë që këtë veçori ta testojmë së shpejti edhe me një grup të vogël të njerëzve”, thuhej në deklaratën e tyre.

Momentalisht, mënyra e vetme për ripostimin ose për shpërndarjen e postimeve është vendosja e tyre në një “story” e cila skadon pas 24 orëve.

Kjo veçori e re e “Repost” do të mund të funksiononte duke e dërguar një post ose “reel” të ripostuar në “feed-in” kryesor të ndjekësve të një përdoruesi dhe jo në një “story”.

Veçoria e “Repost” do të jetë në të njëjtën meny të shpërndarjes me një postim ose “reel”, dhe ndjekësit do të kenë mundësi t’i përgjigjen me një mesazh përmbajtës së ripostuar nga ripostuesi.

Në ndërkohë, skeda e ripostimit do të shfaqet tek profili i përdoruesit, të cilin ndjekësit e tij mund ta shohin.

Përdoruesit do ta kenë gjithashtu të mundur që të shtojnë mendimet e tyre në një ripostim përpara se ta shpërndajnë atë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat