Uber u hakua nga një adoleshent

Teknologji

Uber u hakua nga një adoleshent

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 09:48
Uber

Uber thotë se po hetojnë një “incident të sigurisë kibernetike” në mes të raportimeve se sistemet e brendshme të kompanisë janë shkelur.

Hakeri i supozuar, i cili pretendon se është një 18 vjeçar, thotë se ata kanë qasje administratori në veglat e kompanisë duke përfshirë Amazon Web Services dhe Google Cloud Platform.

The Verge citon raportin e The New York Times ku thuhet se biznesi i udhëtimit ka marrë sisteme të shumta të brendshme jashtë linje, duke përfshirë edhe Slack, ndërsa heton shkeljen.

Kur The Verge e kontaktoi Uber për të marrë komente mbi rastin, një zëdhënës i kompanisë nuk pranoi që t’u përgjigjej pyetjeve shtesë, dhe tha se duhet të lexohet deklarata e tyre në Twitter.

“Ne momentalisht jemi duke iu përgjigjur incidentit të sigurisë kibernetike. Ne jemi në kontakt me forcat e ligjit dhe do të postojmë përditësime shtesë kur ato janë në dispozicion”, shkruhej në deklaratën e tyre.

Hakeri me sa duket se e ka bërë të njohur vetën për punëtorët e Uber duke postuar një mesazh në sistemin e brendshëm të kompanisë Slack.

“Unë deklaroj se jam një haker dhe se Uber ka pësuar një shkelje të të dhënave”, shkruhet në “screenshot-at” e mesazhit të cilat qarkullojnë në Twitter.

Hakeri pastaj e vendosi listën me informatat e brendshme të kompanisë në të cilat ata thonë se ishin qasur, dhe postuan një “hashtag” i cili thotë se Uber ofron pagesa të ulëta për punëtorët e saj.

Mesazhi në Slack nga hakeri në fjalë ishte aq i pacipë, sa që shumë punëtorë të Uber duket se fillimisht menduan se ishte një shaka.

Reagimet e punëtorëve përfshinin emoji zemër lehtë si për shembull sirenat dhe kokoshkat, dhe gjithashtu edhe GIF-ët “it’s happening”.

Një punëtor anonim i Uber inxhinierit të Yuga Labs, Sam Curry, i tha se stafi ndërvepronte me hakerin duke menduar se ajo çfarë po ndodhte ishte shaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat