Prezantohet seria e tretë e turneut global në video-lojën Apex Legends

Teknologji

Prezantohet seria e tretë e turneut global në video-lojën Apex Legends

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 21:38
Apex Legends

Kompania e famshme EA Games, botuesi pas titullit Apex Legends , ka njoftuar planet për vitin e tretë të Serisë Globale të Apex Legends (ALGS).

Seria Apex Legends Global është seria zyrtare e eSports për lojën Battle Royale, që nga sezoni i tij i parë, i cili filloi në vitin 2020, ALGS ka tërhequr shumë vëmendje sipas Esports Charts, finalet e Vitit 2 të ALGS mblodhën mbi 630,000 shikues në qershorin e kaluar .

Sezoni i ri i ALGS do të ndahet në dy nivele: ALGS Pro League, ku skuadrat profesionale Apex Legends do të garojnë dhe Circuit Challenger për ekipet gjysmë-profesionale.

Gjithsej tre turne LAN do të organizohen si pjesë e Apex Legends Global, turneu LAN i parë i sezonit, Split 1 Playoffs, do të luhet në fillim të vitit 2023, për të vazhduar me Split 2 Playoffs në pranverë.

Ngjarja e madhe finale është planifikuar për verën e vitit 2023.

Sipas EA Games, rreth 5 milion dollarë, do të ndahen për ngjarjet e Apex Legends Global Series.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat