Biçikleta e parë ‘fluturuese’ bënë debutimin e saj – ka shpejtësi maksimale prej 100kMh

Teknologji

Biçikleta e parë ‘fluturuese’ bënë debutimin e saj – ka shpejtësi maksimale prej 100kMh

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një biçikletë fluturuese e cila mund të lëvizë me shpejtësi prej 100kMh me kohëzgjatje prej 40 minutave, e bëri debutimin e saj në SHBA gjatë Panairit të Veturave të Amerikës Veriore në Detroit.

Biçikleta është punuar nga Aerwins, kompani me bazë në Delaware e cila prodhon dronë dhe vetura pa shofer.

Edhe pse ngjall vizione “futuristike” të serisë të animuar Jetsons të fluturimit lart mbi rrugët e bllokuara famëkeqe të qytetit të Nju Jorkut, me siguri se nuk do të hipni në biçikletë fluturuese për në aeroportin John F. Kennedy në një të ardhme të afërt.

Momentalisht, Xturismo kushton 776 mijë euro, edhe pse Aerwins thotë se do të zhvillojë një model më të vogël gjatë vitit të ardhshëm, e gjithashtu edhe një model elektrik në vitin 2025 të cilat do të shiten për afro 50 mijë euro.

]Thad Scott, bashkë-udhëheqësi i panairit të veturave, e mori biçikletën fluturuese për një xhiro.

“Ndihem si një 15 vjeçar dhe sapo dola nga një film i Star Wars dhe i hipa një biçiklete të tyre” tha ai, duke shtuar “Jam shumë i emocionuar”, raporton Daily Mail.

“Është e mrekullueshme. Ishte emocionuese. Nuk është e ‘egër’, ngritja dhe ulja janë të rehatshme. Nuk ka asnjë hov, është shumë, shumë e qetë dhe mezi e pres të ardhmen”, vazhdoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat