Prezantohet konzola e lojërave të dorës Logitch G Cloud

Teknologji

Prezantohet konzola e lojërave të dorës Logitch G Cloud

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 09:05
Konzola e lojërave të dorës Logitch G Cloud

I keni parë çmimet e kartave Nvidia RTX 40? Ju mund të dëshironi që të kaloni në “cloud gaming” për një kohë, dhe Logitch G e ka atë që juve ju nevojitet – konzola e dorës e fuqizuar nga Android e cila është dizajnuar mu për atë detyrë.

Pajisja Logitech G Cloud ka çmim prej 301 eurove, dhe do të lansohet me 18 tetor. Kjo pajisje është parë e listuar edhe tek Amazon US gjithashtu me një çmim prej 354 eurove.

Logitech G Cloud mund të blihet edhe nga ueb-sajti i Logitech G, raporton GSM Arena.

Siç mund ta shihni edhe prej fotografive, ajo synohet për tu përdorur me Xbox Cloud Gaming dhe Nvidia GeForce Now për transmetim në cloud, dhe duke përdorur edhe aplikacionin Xbox dhe Stream Link për transmetim lokal nga konzola dhe kompjuteri juaj.

Ju mund të shkarkoni edhe shërbime tjera transmetimi gjithashtu, çdo shërbim i cili punon në Android, si për shembull Google Stadia dhe Amazon Luna.

Në bord është Google Play Store, por lojërat e zakonshme nuk janë me të vërtetë forca e G Cloud – ajo fuqizohet nga çipi Snapdragon 720G, çip i mirë dhe efikas, por nuk është i prerë për lojëra AAA.

Nëse ju nuk dëshironi që t’i provoni lojërat e zakonshme, duhet që ta dini se ka 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të përgjithshme, e cila mundet t’i kufizojë lojërat më të avancuara.

Megjithatë hapësira mund të zgjerohet me kartë microSD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat