Zvicra me aplikacion, që ndihmon shoferët të gjejnë çmimet më të lira të derivateve

Teknologji

Zvicra me aplikacion, që ndihmon shoferët të gjejnë çmimet më të lira të derivateve

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Edhe pse Këshilli Federal e kundërshton këtë veprim, deputetët kanë votuar të hënën për të pranuar krijimin e një aplikacioni.

Ky aplikacion ndihmon shoferët të gjejnë çmimet më të lira të benzinës në stacionet në zonën e tyre.

Deputetët i kanë kërkuar qeverisë të lansojë një aplikacion të tillë.

Por Këshilli Federal refuzoi, duke vënë në dukje se ndërsa çmimet e energjisë janë rritur me të vërtetë muajt e fundit, inflacioni në Zvicër “mbetet i moderuar në krahasim me vendet e tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat