Intel bënë publik çmimin dhe disponueshmërinë për Arc A750

Teknologji

Intel bënë publik çmimin dhe disponueshmërinë për Arc A750

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 18:50
Arc A750

Më herët gjatë kësaj jave, Intel më në fund bëri publike çmimet dhe disponueshmërinë e A770 GPU. Ndërsa dje kompania gjithashtu bëri publike detaje shtesë për pajisjen më të lirë A750 GPU e gjithashtu edhe më shumë informata për A770.

A750 është një opsion më i lirë i serisë premium Arc 7 të Intel, e cila vije menjëherë pas pajisjes kryesore A770.

Karta e re grafike A750 do të ketë një çmim fillestar prej 294 eurove, dhe do të jetë në dispozicion prej 12 tetorit së bashku me A770 e cila do të ketë çmim prej 335 eurove, raporton GSM Arena.

Intel gjithashtu njoftoi se varianti Limited Edition i dizajnuar me porosi i A770 me memorie 16 GB do të kushtojë 355 euro.

Reklama

Kompania kishte gjithashtu disa numra më të mirë të performancës për të ofruar në krahasim me Nvidia GeForce RTX 3060.

Në fakt Intel pretendon se A750 është mesatarisht 6% më i shpejtë se 3060 në 1440p duke përdorur një përzierje titujsh që ekzekutojnë API të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat