Vladimir Putin mund të ‘sulmojë sistemet e komunikimit e Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira’, paralajmëron shefi i ushtrisë britanike

Teknologji

Vladimir Putin mund të ‘sulmojë sistemet e komunikimit e Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira’, paralajmëron shefi i ushtrisë britanike

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 08:20
Vladimir Putin

Vladimir Putin mund të nisë një sulm ndaj Mbretërisë së Bashkuar nga hapësira duke rrëzuar sistemet e saja të komunikimit dhe ta izoloi atë nga pjesa tjetër e botës, paralajmëron kreu i forcave të armatosura të Britanisë.

Admirali Sir Tonny Radakin tha se presidenti rus ka kapacitet për të nisur një sulm në drejtim të sateliteve të GPS-it dhe të telekomunikimit që mund të shkaktojë kaos për Perëndimin.

Lideri rus ka kërcënuar vazhdimisht fuqitë perëndimore që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë në muajin shkurt dhe tregoi se ai ishte i gatshëm të përdor armët nukleare për ta mbrojtur sovranitetin rus.

Dhe situata ka përshkallëzuar pas aneksimit zyrtar nga Rusia të katër rajoneve ukrainase, që nënkupton se ai mund të pretendoi se një sulm mbi ato toka është sulm mbi Rusinë – edhe pse aneksimi nuk është pranuar nga shumica e komunitetit të gjerë ndërkombëtar.

Sir Tonny ka vënë në qendër të vëmendjes një sërë opsionesh që Putin mund të përdorë ndaj Perëndimit nga sabotazhet dhe raketat nukleare e deri tek lufta e informacionit.

Ndërsa trupat e Putin kanë pësuar shumë goditje poshtëruese gjatë agresionit të vazhdueshëm të Ukrainës, dhe me shumë zona të okupuara duke u çliruar, Sir Tonny ka paralajmëruar që të mos të nënvlerësohen kapacitetet e Rusisë.

Ai në një intervistë tha se: “Rusia ka kapacitete në hapësirë. Kemi parë një shembull të kësaj në fund të vitit të kaluar, kur Rusia e shpërtheu një objekt në hapësirë që krijoi mbetje të mëdha hapësinore”, raporton Mirror.

“Rusia ka kapacitete nukleare, Rusia ka kapacitete nënujore”, shtoi tutje Sir Tonny Radakin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat