Propozimi për paqe i Elon Musk nervozon ukrainasit, kritika të ashpra nga deputetë e këshilltarë të presidentit Zelensky

Teknologji

Propozimi për paqe i Elon Musk nervozon ukrainasit, kritika të ashpra nga deputetë e këshilltarë të presidentit Zelensky

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 21:14
Elon Musk

Miliarderi amerikan Elon Musk i cili përmes një sondazhi kërkonte opinionin dhe vullnetin e atyre që jetojnë në rajonet e aneksuara nga Rusia, nëse duan të mbeten më Rusinë apo Ukrainën, ka hasur në kritika të ashpra pa kaluar shumë nga publikimi i këtij postimi në Twitter.

Gazetarët, akademikët që mbulojnë këtë rajon, i kanë propozuar që t’i qëndrojë besnikë fushave të teknologjisë, investimeve dhe financave.

Madje ndër më të zëshmit ishte këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak.

“Nuk bëhet fjalë për territor, por për njerëz. Çështja është te gjenocidi mbi gjuhën dhe kulturën ukrainase. Ajo që për ty është paqe, për rata është shkatërruar, bëjnë jetë të rëndë”, ishte një prej komenteve të shumta negative që erdhën në llogari të Musk.

Atij i reagoi edhe ish-ambasadori i Ukrainës në Austri, Oleksander Sherba, i cili tha se nuk mund ta besojë se çfarë ka shkruar Musk.

“Të lutem qëndro pranë Starlink. Asgjë nuk ka më të keqe se injoranca. Edhe disa komente të tilla as Starlink nuk do të shpëtojë”, shkroi deputetja ukrainase Lesia Vasilenko.

“Elon, je i mrekullueshëm, faleminderit për Starlink, por do të ishte mirë që t’i të votosh për gjërat për të cilat ti i di”, ishte një koment tjetër i ukrainasve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat