YouTuberi i njohur zbulon fytyrën e tij, prej vitesh e fshehur prapa maskës

Teknologji

YouTuberi i njohur zbulon fytyrën e tij, prej vitesh e fshehur prapa maskës

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 12:23
YouTuberi i njohur Dream

YouTuberi i njohur Dream prej vitesh ka fshehur fytyrën e tij prapa maskës e fytyrës së buzëqeshur, e tani ka zbuluar identitetin e tij të vërtetë para fansave – duke u treguar si duket vërtetë.

Dream është i njohur për luajtjen e videolojës së njohur Minecraft, dhe e përcjellin mbi 30 milionë njerëz, e deri më tani është dëgjuar vetëm zëri i tij përmes “streamave” dhe kohë pas kohe lajmërohej para kamerës me maskë në fytyrë.

Megjithatë, tani vendosi të zbulojë pamjen e tij, dhe këtë e bëri duke publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale.

“Përshëndetje, emri im është Clay jam i njohur me nofkën Dream”, ka thënë youtuberi në videon që mori mbi 12 milionë shikime.

Ndryshe, Minecraft është loja më e shitur në botë, kurse klipet e njohura të Dream kanë miliona shikime. Një madje ka marrë 115 milionë shikime.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat