Tim Cook: Njerëzit e rëndomtë nuk e kuptojnë Metaverse

Teknologji

Tim Cook: Njerëzit e rëndomtë nuk e kuptojnë Metaverse

Më: 5 tetor 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Njeri i parë i kompanisë amerikane Apple, Tim Cook, konsideron se realiteti virtual mund të përdoret për qëllime të mira, por vetëm gjatë periudhave të caktuara.

Nëse dikush do t’ju pyesë t’i përgjigjen pyetjes “çfarë është Metaverse”, si do t’i përgjigjeshit?

Definicioni i parë në thelb nuk ekziston, ku pas disa hulumtimeve dhe anketave, është konstatuar se secili ka një lloj definicioni të tij dhe pikëpamjet sa i përket Metaverse.

E lidhur me këtë çështje ka paralajmëruar gjatë një interviste dhënë së fundmi, Tim Cook, i cili konsideron se “është e rëndësishme që njerëzit t’i kuptojnë gjërat”, por nuk është i sigurtë nëse ata vërtetë e kuptojnë Metaverse.

Gjithashtu dihet se i pari i kompanisë Apple nuk është mbështetës i botës virtuale, përkatësisht konsideron se realiteti virtual mund të përdoret për qëllime të mira, por vetëm në disa periudha të caktuara.

“Nuk mendoj se dëshironi që tërë jetën ta jetoni ashtu. Njerëzit e rëndomtë nuk e kuptojnë çfarë është Metaverse”, shtoi Cook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat