Meta gjobitet me 265 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave

Teknologji

Meta gjobitet me 265 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 21:18
Ilustrim

Meta, kompania që zotëron Facebook-un, Instagramin dhe WhatsAppin është gjobitur me 265 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC).

Gjoba është për një shkelje të të dhënave që pa të dhëna personale të qindra miliona përdoruesve të Facebook të publikoheshin në internet.

Numrat e telefonit dhe adresat e emalit të deri në 533 milionë përdorues u shfaqën në një forum hakerimi në internet.

DPC nisi një hetim në prill 2021.

Facebook tha në atë kohë se informacioni, disa prej të cilave tashmë ishin shfaqur në internet disa vite më parë, ishte i ‘vjedhur’ (scraped), por jo i hakuar, nga aktorë keqdashës përmes një cenueshmërie në mjetet e tij përpara shtatorit 2019.

“Scraping” përdor softuer të automatizuar për të hequr informacionin publik nga interneti që më pas mund të përfundojë duke u shpërndarë në forume në internet.

Megjithatë, DPC konstatoi se Meta kishte shkelur nenin 25 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR).

“Për shkak se ky grup i të dhënave ishte kaq i madh, sepse kishte pasur raste të mëparshme të ‘vjedhjeve’ në platformë, ku çështjet mund të ishin identifikuar në një mënyrë më të përshtatshme, ne përfundimisht vendosëm një sanksion të rëndësishëm”, tha Komisionerja për Mbrojtjen e të Dhënave Helen Dixon. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat