Tre të katërtat e popullatës në botë ka telefon mobil

Teknologji

Tre të katërtat e popullatës në botë ka telefon mobil

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 00:35
Foto ilustrim

Pothuajse tre të katërtat e personave mbi dhjetë vjeç në botë, kanë telefon mobil përmes të cilit kanë qasje në internet, por pothuajse një e treta nuk kanë qasje në të, njoftoi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara.

“Telefonat mobilë janë mënyra më e zakonshme për të pasur qasje në internet, kështu që përqindja e njerëzve që zotërojnë një të tillë shërben si tregues për disponueshmërinë e tij”, shkruan Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (UIT) në raportin e tij vjetor.

Megjithatë, jo të gjithë pronarët e telefonave mobilë kanë qasje në rrjet, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta ku interneti me rrjet të gjerë shpesh është shumë i shtrenjtë.

Sipas të dhënave të UIT, 95 për qind e njerëzve në vendet e pasura kanë një telefon mobil, ndërsa 49 për qind në vendet më të varfra e kanë atë.

Qasja në internet po zgjerohet, por jo aq shpejt, pas një rritjeje gjatë pandemisë Covid-19 dhe kufizimeve, që detyruan qindra miliona njerëz të punojnë ose të studiojnë në online.

Është vlerësuar se 5.3 miliardë njerëz, ose 66 për qind e popullsisë së botës, përdorin internetin sot. Pothuajse të gjithë ata që nuk janë të lidhur janë në vendet më të varfra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat