Nga mesnata WhatsApp ndaloi së punuari në 49 modele telefonash, miliona njerëz nuk do mund të përdorin shërbimin

Teknologji

Nga mesnata WhatsApp ndaloi së punuari në 49 modele telefonash, miliona njerëz nuk do mund të përdorin shërbimin

Më: 1 janar 2023 Në ora: 08:11
WhatsApp

WhatsApp ka ndaluar së punuari në 49 modele ‘smartphone’ nga sot duke lënë miliona pa aplikacion.

Përdoruesit me celularë të vjetër iPhone dhe Android do të duhet të marrin një përditësim pas 31 dhjetorit në mënyrë që të përdorin aplikacionin për Vitin e Ri.

Në total, 49 modele u prekën duke përfshirë një numër pajisjesh Huawei, LG dhe Samsung.

Aplikacioni thuhet se është programuar për të lëshuar një alarm për ata që janë prekur përpara se shërbimi i mesazheve të çastit të ndalojë së funksionuari.

WhatsApp tha: “Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime.

“Këto pajisje gjithashtu mund të mos kenë përditësimet më të fundit të sigurisë, ose mund të mungojnë funksionalitetin e kërkuar për të ekzekutuar WhatsApp.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat