Bie sistemi i Microsoft dhe Teams: Mijëra përdorues në kaos në të gjithë botën

Teknologji

Bie sistemi i Microsoft dhe Teams: Mijëra përdorues në kaos në të gjithë botën

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:10
Ilustrim

Mijëra përdorues në mbarë botën kanë raportuar se nuk mund të kenë akses në shërbimet e Microsoft, duke përfshirë Teams dhe Outlook, sipas BBC.

Downdetector, tha se më shumë se 5,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kishin raportuar se shërbimi i postës elektronike Outlook ishte jashtë shërbimit.

Shërbime të tjera duke përfshirë Teams dhe Xbox Live u raportuan gjithashtu si jofunksionale.

Microsoft tha se po heton arsyet.

Microsoft Teams përdoret nga më shumë se 280 milionë njerëz në mbarë botën, kryesisht si një pjesë kritike e bizneseve dhe shkollave, ku përdoret për telefonata, takime dhe organizime. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat