Shefi i Nvidia: Inteligjenca artificiale duhet të mësojë normat dhe ligjet shoqërore

Teknologji

Shefi i Nvidia: Inteligjenca artificiale duhet të mësojë normat dhe ligjet shoqërore

Më: 25 janar 2023 Në ora: 15:41
Jensen Huang

Fusha e inteligjencës artificiale po zgjerohet me shpejtësi dhe do të krijojë mjete të fuqishme që kërkojnë rregullore dhe norma sociale, ka paralajmëruar drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang.

Huang është ndër lojtarët e rëndësishëm në fushën e inteligjencës artificiale, pasi çipat e Nvidia përdoren në pajisje moderne, siç është superkompjuteri Microsoft i ndërtuar për startupin OpenAI.

Në një takim në Stokholm, zyrtarët njoftuan se po përmirësojnë superkompjuterin më të shpejtë të Suedisë me mjetet e Nvidia, për të zhvilluar një ‘model të madh gjuhësor’ që do të flasë rrjedhshëm suedisht.

“Mos harroni, nëse mendoni me kujdes, do të kuptoni se gjithçka që ishte e dobishme në jetën tuaj, u ka hapur mundësi të reja ose ishte e mrekullueshme për shoqërinë, ndoshta mund të jetë gjithashtu e dëmshme”, paralajmëroi kreu i kompanisë amerikane.Politikanët si Ted Lieu, një demokrat nga Kalifornia në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, besojnë se SHBA duhet të krijojë një agjenci federale për të rregulluar inteligjencën artificiale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat