Google njofton “ardhjen” e Bardit, rivalit të ChatGPT që do të mbetet privat tani për tani

Teknologji

Google njofton “ardhjen” e Bardit, rivalit të ChatGPT që do të mbetet privat tani për tani

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 00:52
Foto ilustrim

Google ka prezantuar ‘Bard’, një sistem të ri eksperimental të inteligjencës artificiale.

Kjo vegël duket se synon të konkurrojë me ChatGPT, sistemin e chat-it të inteligjencës artificiale që është bërë viral javët e fundit.

Google është përballur me pyetje të vazhdueshme se pse po ngurron për të funksionalizuar vegla të tilla – dhe ka pohuar se nuk e ka bërë këtë pjesërisht për shkak të rreziqeve të mundshme që ato paraqesin.

Megjithatë, tani e ka zbuluar atë që e quan një “një shërbim eksperimental për bisedë të inteligjencës artificiale”.

Por ende nuk po e lëshon atë dhe do ta mbajë sistemin privat për momentin.

Nga Google është bërë e ditur se kanë “punuar” mbi sistemin dhe bazat e tij për dy vjet.

Sot u tha se “po bën një hap tjetër përpara duke e hapur atë për testuesit e besuar përpara se ta bënte atë më gjerësisht të disponueshme për publikun në javët e ardhshme”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat