Elon Musk planifikon të ulë çmimet e makinave Tesla

Teknologji

Elon Musk planifikon të ulë çmimet e makinave Tesla

Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:35
Elon Musk

Elon Musk CEO i Teslas po planifikon të sjelli në treg një makinë të re elektrike, më të lirë, dhe e përballueshme për shumë konsumatorë.

Musk tha vitin e kaluar se ai kishte hequr dorë nga plani për të krijuar një makinë që do të kushtonte 25,000 dollarë, të njohur si Model 2, sepse nuk kishte ende teknologjinë e re të baterive që ishte paraqitur si një domosdoshmëri për makinat e lira.

Musk pritet të flasë për planin e tij të ri, të njohur si Master Plan Pjesa e Tretë, në një Ditë Investitori të mërkurën. Plani në fjalë përfshin zgjerimin e fabrikave dhe shpenzimet kapitale. Megjithatë, investitorët thuhet se janë të kujdesshëm, pasi Elon Musk shpesh ndryshon mendje në afatet e tij kohore të investime.

CEO i Tesla thuhet se tha se platforma e re e makinave mund të dalë në treg në vitin 2025, përsëri thuhet se ky afat është më i shpejtë për sa i përket kohës që duhet për të zhvilluar në automjet të ri në vite më e shpejtë se në industrinë e automobilave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat