Samsung do të lansojë një Galaxy SmartTag të ri këtë vit

Teknologji

Samsung do të lansojë një Galaxy SmartTag të ri këtë vit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 07:59
Galaxy SmartTag

Samsung lansoi Galaxy SmartTag-un e tij të parë në fillim të vitit 2021 së bashku me serinë Galaxy S21, por që atëherë nuk ka pasur një vazhdimësi.

Ndoshta për shkak të faktit se “smart tag-ët” janë pajisje mjaft të thjeshta që nuk kanë nevojë për përditësime të shpeshta.

Me sa duket, Samsung ka dalë me një version të përditësuar të SmartTag-ut të tij origjinal dhe burimet e SamMobile zbulojnë se “smart tag-u” i gjeneratës së dytë do të dalë më vonë këtë vit, raporton GSM Arena.

Në fakt Galaxy SmartTag-u mund të lansohet në muajin gusht, atëherë kur planifikohet lansimi i dy telefonave të palosshëm, Galaxy Buds3 dhe Galaxy Watch6.

Ne mund të shohim “smart tag-un” e gjeneratës së ardhshme me rreze të përmirësuar, sinjalizues më të avancuar, jetëgjatësi të baterisë dhe siguri të përmirësuar, sepse nuk ka shumë gjëra që mund të përmirësoni në një pajisje si kjo.

Në fakt mund të ketë ndodhur që nuk kemi parë diçka tjetër, dhe Samsung do të na befasojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat