Teksa dështimet brenda Twitter bëhen keq e më keq, përdoruesit pyesin veten se edhe sa kohë mund të qëndrojë në internet kjo platformë

Teknologji

Teksa dështimet brenda Twitter bëhen keq e më keq, përdoruesit pyesin veten se edhe sa kohë mund të qëndrojë në internet kjo platformë

Më: 13 mars 2023 Në ora: 19:51
Twitter

Në fund të vitit të kaluar, Dan Sinker u gjend në një situatë me atë të “Groundhog Day”. Kur ai kontrolloi skedën e tij të njoftimeve në Twitter, Sinker, i cili ka dhjetëra mijëra ndjekës, shpesh kishte parë që platforma rekomandonte të njëjtën cicërim e cila është bërë prej para disa javësh nga një përdorues tjetër.

Defekti ishte simbol i një problemi më të madh për Twitter: Në javët vijuese pasi miliarderi Elon Musk e bleu kompaninë në fund të tetorit dhe filloi të shkurtonte shpejt stafin, disa pjesë të rrjetit social thjesht pushuan së funksionuari. Përgjigjet ndaj statuseve do të shfaqeshin jashtë rendit kohor, skeda e njoftimeve nuk do të përditësohej dhe mjeti “two-factor authentication” dështoi së funksionuari për disa përdorues.

Në fakt, duket se situata vetëm po përkeqësohet teksa Musk vazhdon të shkurtojë stafin. Të hënën e kaluar, Twitter pati pengesa në shërbim për herë të tretë brenda një muaji, dhe sipas mbikëqyrësit të internetit, ajo ishte edhe ndërprerja e gjashtë e madhe e Twitter në vitin 2023, krahasuar me nëntë të tilla të cilat ata i gjurmuan gjatë gjithë vitit 2022, transmeton Telegrafi.

Disa përdorues që u përpoqën të qaseshin Twitter.com të hënën e kaluar, pranuan një mesazh ku shkruhej: “plani juaj aktual i API nuk përfshin qasjen në këtë pikë përfundimtare”. Disa përdorues të tjerë mund të hynin në faqe, por nuk mund të shihnin fotot ose të klikonin nëpër “linqe”.

Më pak se një javë më parë, përdoruesit hasën një problem tjetër: kur ata u përpoqën të kontrollonin “feed-et” e tyre, ata panë një mesazh “Mirë se erdhe në Twitter!”, një mesazh që atyre iu dukej sikurse ata sapo ishin bashkuar për herë të parë në platformë.

Ndërprerjet kërcënojnë të largojnë përdoruesit dhe reklamuesit, disa prej të cilëve tashmë janë të frustruar me komentet kontroverse të Musk dhe me vendimet e para prej se ai filloi që të drejtojë kompaninë.

“Kur e lidhni atë situatë me disa probleme të tjera që po ndodhin, ajo bëhet një arsye më shumë për t’u larguar potencialisht nga dhënia e parave për të bërë reklama në Twitter”, tha për CNN Angelo Zino, një analist i lartë i kapitalit në CFRA Research.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat