Donald Trump rikthehet edhe në Facebook

Teknologji

Donald Trump rikthehet edhe në Facebook

Më: 18 mars 2023 Në ora: 00:56
Donald Trump

Donald Trump është rikthyer në rrjetin social Facebook, pasi iu bllokua në vazhdën e trazirave vdekjeprurëse të Kapitolit më shumë se dy vjet më parë.

Ish-presidenti amerikan shkroi “u ktheva!” në një postim në faqen e tij zyrtare të premten.

Postimi përfshinte gjithashtu një video të vjetër të politikanit të Partisë Republikane në një tubim duke thënë: “Më falni që ju mbaj në pritje, punë e komplikuar”.

Ai postoi të njëjtin klip në YouTube, i cili njoftoi të premten se edhe ai po e mirëpret atë.

Kjo vjen pasi u njoftua se Trump do të mbajë tubimin e parë në fushatën e tij për të kandiduar për President të SHBA në 2024.

Ai do të mbajë ngjarjen më 25 mars në Waco, Teksas – një shtet ku ai ka një numër të madh ndjekësish – ndërsa përgatitet të luftojë për t’u nominuar nga Partia Republikane.

Llogaritë e Trump në Facebook dhe Instagram u rivendosën në shkurt nga Meta, kompania që qëndron pas dy faqeve të mediave sociale.

Megjithatë, ai nuk kishte postuar deri më tani, përkundrazi vazhdoi të përdorte faqen e tij, shumë më të vogël, të mediave sociale, Truth Social, të cilën e krijoi si përgjigje ndaj ndalimit të tij.

Llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram u pezulluan më 7 janar 2021 pas trazirave të Kapitolit, ku shpërtheu një kryengritje në Uashington DC gjatë së cilës qindra mbështetës të tij sulmuan legjislaturën amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat