Musk: Llogaritë e verifikuara në Twitter do të jenë prioritet

Teknologji

Musk: Llogaritë e verifikuara në Twitter do të jenë prioritet

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:55
Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Elon Musk

Shefi ekzekutiv i kompanisë Twitter, Elon Musk, ka thënë sot përmes një postimi se llogaritë e verifikuara tani do të jenë prioritet në këtë rrjet social.

Njoftimi vjen pasi ditë më parë Twitter iu hoqi shenjat blu, llogarive të verifikuara më herët.

Nëse llogaritë duan ta mbajnë shenjën verifikuese blu ata do të duhet të abonohen në shërbimin Twitter Blue me pagesë.

Ngjashëm vlen edhe për faqet qeveritare apo organizatave të ndryshme, por që çmimi është më ndryshe dhe shenjat identifikuese janë gri dhe flori.

Shërbimi Twitter Blue i lansuar kohë më parë, iu mundëson kujtdo që abonohet të fitojë ‘tickun’ verifikues në llogari, natyrisht me disa kushte që duhen plotësuar paraprakisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat