Twitter bie nga funksioni për mijëra përdorues

Teknologji

Twitter bie nga funksioni për mijëra përdorues

Më: 2 maj 2023 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Shërbimet e Twitter janë ndërprenë për mijëra përdorues të hënën, sipas faqes së internetit Downdetector.com për ndjekjen e ndërprerjeve.

Pati më shumë se 3,600 incidente të njerëzve që raportuan probleme me platformën e mediave sociale të udhëhequr nga Elon Musk, sipas Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet duke mbledhur raportet e statusit nga një numër burimesh, duke përfshirë gabimet e dorëzuara nga përdoruesit në platformën e tij.

Twitter nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Përdoruesit në Reddit u ankuan se faqja e internetit po i dilte papritur dhe nuk ishin në gjendje të identifikoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat