Franca nis një hetim ndaj Apple

Teknologji

Franca nis një hetim ndaj Apple

Më: 17 maj 2023 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Franca ka nisur një hetim mbi akuzat kundër Apple, duke pretenduar se kompania qëllimisht i bën pajisjet e veta të vjetruara për të detyruar përdoruesit t’i përmirësojnë.

Hetimi për praktikat e supozuara mashtruese tregtare dhe vjetërsimin e planifikuar ka nisur që nga dhjetori, tha zyra e Prokurorit të Parisit.

Hetimi vjen pas një ankese të paraqitur nga shoqata Halt Planned Obsolescence (HOP).

Ankesa sillet rreth praktikës së “serializimit”, ku pjesët e këmbimit si mikroçipet lidhen me gjenerata specifike të iPhone përmes numrave serialë.

Kjo pengon riparuesit e palëve të treta të përdorin pjesë gjenerike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat