Microsoft apelon vendimin e rregullatorit britanik për bllokimin e blerjes së Activision

Teknologji

Microsoft apelon vendimin e rregullatorit britanik për bllokimin e blerjes së Activision

Më: 28 maj 2023 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Microsoft ka sfiduar vendimin e Britanisë për të bllokuar blerjen me vlerë prej 69 miliardë dollarëve të prodhuesit të “Call of Duty” Activision Blizzard për shkak të “gabimeve themelore” në vlerësimin e shërbimeve të lojërave cloud të Microsoft.

Rregullatori anti-trust i Britanisë, Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA), vuri veton ndaj marrëveshjes në prill, duke thënë se kjo mund të dëmtojë konkurrencën në tregun e sapolindur të lojërave cloud, duke shkaktuar zemërim.

Microsoft konfirmoi të mërkurën se kishte paraqitur një apel kundër vendimit në Gjykatën Britanike të Apelit të Konkurrencës (CAT) dhe një përmbledhje e argumenteve të tij u publikua të premten, raporton Reuters.

Tutje gjiganti amerikan i teknologjisë tha se konkludimi i CMA se marrëveshja do të çonte në një pakësim të konsiderueshëm të konkurrencës në tregun e lojërave cloud të Mbretërisë së Bashkuar ishte i gabuar, sipas përmbledhjes.

“CMA bëri gabime thelbësore në llogaritjen dhe vlerësimin e të dhënave të pjesës së tregut për shërbimet e lojërave cloud duke mos marrë parasysh kufizimet nga lojërat vendase”, raportohet të ketë thënë Microsoft në Tribunalin e Apelit të Konkurrencës.

Rima Alaily, zëvendës presidente dhe zëvendës këshilltare e përgjithshme e Korporatës së Microsoft, tha se vendimi i CMA ishte “me të meta për arsye të shumta, duke përfshirë mbivlerësimin e rolit të transmetimit në cloud në tregun e lojrave dhe pozicionin tonë në të, si dhe mosgatishmërinë e tij për të shqyrtuar zgjidhje që mori mbështetje dërrmuese të industrisë dhe publikut”.

“Ne jemi të sigurt në forcën e apelit tonë dhe në angazhimet detyruese që kemi bërë për të rritur konkurrencën dhe zgjedhjen për lojtarët sot dhe në të ardhmen”, shtoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat