Drejtori ekzekutiv i OpenAI sheh një rol ‘të madh’ nga ana e Izraelit për reduktimin e rreziqeve nga teknologjia e inteligjencës artificiale

Teknologji

Drejtori ekzekutiv i OpenAI sheh një rol ‘të madh’ nga ana e Izraelit për reduktimin e rreziqeve nga teknologjia e inteligjencës artificiale

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, parashikoi të hënën një “rol të madh” për Izraelin në reduktimin e rreziqeve nga inteligjenca artificiale dhe sheh mundësi të investimit në vend, ndonëse vetë vendi nuk e di nëse duhet dhe se si të monitorojë teknologjinë pas ChatGPT-s.

Altman është një nga zërat më të shquar të botës së teknologjisë që u kërkon qeverive që të nxjerrin me shpejtësi rregullore për t’u siguruar që inteligjenca artificiale të përdoret me përgjegjësi.

Pas vizitave të bëra në Evropë muajin e kaluar duke u takuar me ligjvënës dhe udhëheqës kombëtarë për të diskutuar perspektivat dhe kërcënimet e inteligjencës artificiale, Reuters raporton se Altman tani planifikon të udhëtojë në Jordani, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi dhe Korenë e Jugut – me vizitat të cilat do të zhvillohen gjatë gjithë kësaj jave.

Ai aktualisht ndodhet në Izrael, të cilin një studim i Universitetit të Stanford-it e ka renditur ndër pesë vendet më të mira për sistemet e rëndësishme të mësimit të makinerive dhe përqendrimin e aftësive të inteligjencës artificiale.

“Unë kam qenë shumë i ngazëllyer ndërsa kam bërë këtë udhëtim nëpër botë, duke u takuar me liderë botërorë, duke parë mendjemprehtësinë, fokusin dhe urgjencën për të kuptuar se si ne i zbusim këto rreziqe shumë të mëdha”, deklaroi Altman gjatë një takim me presidentin izraelit, Isaac Herzog.

“Energjia në përdorimin e teknologjisë dhe përfitimet e saj pozitive është fantastike për t’u parë dhe jam i sigurt se Izraeli do të luajë një rol të madh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat