Aplikacioni i ChatGPT për iOS fiton integrimin e Siri dhe Shortcuts

Teknologji

Aplikacioni i ChatGPT për iOS fiton integrimin e Siri dhe Shortcuts

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 11:44
Veçoria “drag-and-drop” e aktivizuar në pajisjet e Apple tani mund të përdoret edhe me aplikacionin e ChatGPT.

Pasi u lansua në App Store të Apple tash e disa javë, aplikacioni ChatGPT i OpenAI për IOS fiton disa veçori të reja të pastra, duke përfshirë integrimin më të thellë me Siri dhe Shortcuts.

Për më tepër, aplikacioni tani është i optimizuar edhe për iPad dhe funksionon në ekran të plotë.

Veçoria “Shortcut” ju lejon të krijoni një kërkesë të personalizuar ChatGPT në Shortcuts dhe ta ruani atë. Më pas mund të lidhet me aplikacione të tjera dhe të ekzekutojë një veprim, shkruan GSM Arena.

Për shembull, mund ta ruani përgjigjen e kërkesës në Notes ose ta dërgoni atë automatikisht përmes një aplikacioni të mesazheve. Ose mund t’i kërkoni Sirit që ta bëjë këtë për ju.

Veçoria “drag-and-drop” e aktivizuar në pajisjet e Apple tani mund të përdoret edhe me aplikacionin e ChatGPT.

Thjesht tërhiqni dhe “lëshoni” përgjigjen nga ChatGPT te aplikacionet e tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat