Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

Teknologji

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 08:53
Beta 3 e Android 14 ju lejon të hapni aplikacionin e paracaktuar të shënimeve me butonin e sipërm

Beta e tretë e Android 1 është lansuar së fundmi dhe disa nga veçoritë e tij tërheqin vëmendjen e testuesve të kodit.

Më interesantja është një grup cilësimesh specifike për lapsin “stylus” që mund të lënë të kuptohet për planet e Google për një “stylus” për tabletin Pixel.

Kodi brenda Beta 3 zbulon se softueri do të jetë në gjendje që të njoh dhe vendos veçori të ndryshme tek butonat e “stylus”, raporton GSM Arena.

Ekziston një linjë kodi për butonin kryesor, për butonin dytësor, terciar dhe butonin e sipërm. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të vendosni softuerin që të injorojë shtypjen e butonave të “stylus-it”.

Beta 3 e Android 14 ju lejon të hapni aplikacionin e paracaktuar të shënimeve me butonin e sipërm, si dhe të ndryshoni se cili është aplikacioni i paracaktuar.

Funksionaliteti i zgjeruar mund të lë të kuptohet se Google është duke punuar në një “stylus” për Pixel Tablet, e cila u lansua pa përmendur se do të ketë një të tillë, por mbështet “stylus-in” e tipit USI 2.0 (Universal Stylus Initiative).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat